[{"data":1,"prerenderedAt":-1},["ShallowReactive",2],{"doc-detail-166116-en":3,"doc-seo-166116-105":32,"detail-sidebar-cat-1-en-105":93},{"code":4,"msg":5,"data":6},0,"success",{"doc_id":7,"user_id":8,"nickname":9,"user_avatar":10,"doc_module":11,"category_id":12,"category_name":13,"doc_title":14,"doc_description":15,"doc_content":16,"file_id":17,"file_url":18,"file_type":19,"file_size":20,"view_count":21,"is_deleted":4,"is_public":11,"is_downloadable":11,"audit_status":11,"page_count":22,"language":23,"language_code":24,"site_id":25,"html_lang":26,"table_of_contents":27,"faqs":28,"seo_title":29,"seo_description":15,"update_tm":30,"read_time":31},166116,13056703019404,"Miles","https://ap-avatar.wpscdn.com/davatar_29158cc5080c5b710cf443261637dec0",1,21,"Paper Templates","MARKETINGU NË FUSHËN E NDËRMJETËSIMIT - Niveli V i KSHK","Materiali mësimor trajton marketingun në fushën e ndërmjetësimit, duke e lidhur atë me rolin e marketingut në organizatë dhe me proceset kryesore të planifikimit e realizimit të konceptimit, promocionit, çmimit e shpërndarjes. Përshkruhen mikromarketingu dhe makromarketingu, si dhe nevoja që prodhuesit të marrin parasysh kërkesat e klientëve, format e promocionit, çmimin optimal, si dhe mënyrat e kontaktimit. Diskutohen edhe funksione si krijimi i produktit, analiza e tregut e konsumatorëve, ndërtimi i markës, strategjitë e promovimit, shitjet, matja e performancës, si dhe komunikimi i brendshëm e inovacioni.","Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve\nSektori i Hartimit të Kurrikulave dhe Materialeve Mbështetëse\nMATERIAL MËSIMOR\nNë mbështetje të mësuesve të profilit mësimor\nMARKETINGU NË FUSHËN E NDËRMJETËSIMIT\nNiveli V i KSHK\n(Pas të mesmes)\nKy material mësimor i referohet:\nModuli profesional: “Marketingu në fushën e ndërmjetësimit”, (M-17-1866-22)\nPërgatiti:\nAnila Nanaj\nLorena Totoni\nSonila Mero\nTiranë, 2024\nRN 1. Konceptet, parimet dhe rëndësia e  marketingut në fushën e ndërmjetësimit\nPërshkrimi i konceptit “Marketing”\nMarketingun mund ta përkufizojmë si proces të planifikimit e realizimit të konceptimit, të promocionit, të çmimit dhe të shpërndarjes së ideve, mallrave e shërbimeve për të mundësuar shkëmbime që përmbushin objektivat e individëve e të organizatave.\nMarketingu nënkupton një bashkësi veprimtarish në dy nivele. Kështu, përkufizimi mban parasysh mikromarketingun dhe makromarketingun. Përkufizimi i parë përqendrohet mbi klientin dhe organizatën; i dyti mbi sistemin e përgjithshëm të prodhimit e të shpërndarjes.\nKompleksiteti dhe shumëllojshmëria e shijeve, e parapëlqimeve që klientët shfaqin në treg, nuk mund të mos merren parasysh nga prodhuesit e tregtarët.\nPër prodhuesin do të ishte e nevojshme që, përpara se të fillonte prodhimi, të merrte parasysh aspekte të tilla si:\nÇfarë produkti duhet prodhuar që të përmbushen kërkesat e klientëve me modelet, materialet, vizatimet, cilësinë?\nCilat do të jenë format më të efektshme të promocionit që do të mundësonin informimin e klientëve dhe nxitjen e kërkesës së tyre për produktet e ndërmarrjes?\nCili mund të jetë çmimi më optimal, tërheqës për klientelën e që njëkohësisht mundëson dhe realizimin e fitimit për ndërmarrjen?\nKu, kur dhe në ç'mënyrë do të kontaktohet me klientelën?\nProdhimi dhe marketingu janë dy anë thelbësore të sistemit të përgjithshëm të ekonomisë së tregut, qëllimi i të cilit është t'i japë konsumatorit të mirat dhe shërbimet që kënaqin nevojat e tij. Prodhimi dhe marketingu synojnë të prodhojnë një vlerë që siguron plotësimin e nevojave njerëzore që quhet dobi ekonomike.\n1.2. Roli i marketingut në organizatë\nMarketingu nuk është vetëm ndërmjetësues mes prodhuesit dhe konsumatorit, por është hallka që i lidh dhe integron sferën e prodhimit me atë të konsumit, duke e bërë edhe me të suksesshëm biznesin. Ndërmarrjet të cilat veprimtaritë e veta i zhvillojnë në kushtet e ekonomisë së tregut, janë të detyruara të mbështesin konceptin e marketingut. Marketingu është menaxhimi i marrëdhënieve fitimprurëse me blerësin. Qëllimi i dyanshëm i marketingut është të tërheqë klientët e rinj duke premtuar vlerë maksimale dhe të mbajë në rritje numrin e blerësve të momentit duke u dhuruar kënaqësi.\nRoli i marketingut në organizatë është shumë i rëndësishëm, pasi ai ndihmon në krijimin e lidhjeve me konsumatorët, rritjen e shitjeve, ndërtimin e markës dhe sigurimin e qëndrueshmërisë afatgjate të biznesit. Marketingu është një funksion kryesor që mbulon një gamë të gjerë detyrash dhe aktivitetesh, të cilat lidhen me krijimin, promovimin dhe shpërndarjen e produkteve dhe shërbimeve që një organizatë ofron. Disa aspekte kryesore të rolit të marketingut në një organizatë janë:\nKrijimi dhe zhvillimi i produktit ose shërbimit: Marketingu ka rol kyç në hulumtimin dhe zhvillimin e produkteve dhe shërbimeve që plotësojnë nevojat dhe dëshirat e konsumatorëve. Kjo përfshin identifikimin e tregut të synuar, zhvillimin e produkteve që do të jenë tërheqëse për këtë treg, dhe sigurimin që ato të kenë vlerë për konsumatorët.\nKuptimi i tregut dhe i konsumatorëve: Marketingu ndihmon organizatën të kuptojë nevojat, dëshirat dhe sjelljen e konsumatorëve përmes analizave të tregut dhe kërkimeve. Kjo mundëson krijimin e strategjive që janë të orientuara nga konsumatori dhe që janë efektive në përmbushjen e kërkesave të tyre. Segmentimi i tregut dhe pozicionimi i produkteve janë elemente kyçe që marketingu menaxhon.\nNdërtimi dhe manaxhimi i markës: Marketingu është përg","cbCaipZAN275sd8l","https://ap.wps.com/l/cbCaipZAN275sd8l","docx",677535,2,66,"Albanian","sq",105,"en","# RN 1. Konceptet, parimet dhe rëndësia e marketingut në fushën e ndërmjetësimit\n## Përshkrimi i konceptit “Marketing”\n## Roli i marketingut në organizatë\n## Krijimi dhe zhvillimi i produktit ose shërbimit\n## Kuptimi i tregut dhe i konsumatorëve\n## Ndërtimi dhe manaxhimi i markës\n## Përgatitja dhe zbatimi i strategjive të promovimit\n## Shitjet dhe pjesëmarrja në treg\n## Analiza dhe matja e performancës\n## Rritja e ndërgjegjësimit dhe besnikërisë te konsumatorët\n## Komunikimi i brendshëm\n## Inovacioni dhe rritja e tregut","[{\"question\":\"Si përkufizohet marketingu në këtë material?\",\"answer\":\"Marketingu përkufizohet si proces i planifikimit e realizimit të konceptimit, promocionit, çmimit dhe shpërndarjes së ideve, mallrave e shërbimeve. Qëllimi është të mundësohen shkëmbime që plotësojnë objektivat e individëve dhe organizatave.\"},{\"question\":\"Cilat janë dy nivelet e marketingut sipas materialit?\",\"answer\":\"Materiali dallon mikromarketingun dhe makromarketingun. Mikromarketingu fokusohet te klienti dhe organizata, ndërsa makromarketingu te sistemi i përgjithshëm i prodhimit dhe shpërndarjes.\"},{\"question\":\"Cili është roli i marketingut në organizatë?\",\"answer\":\"Marketingu lidh sferën e prodhimit me atë të konsumit, rrit suksesin e biznesit dhe menaxhon marrëdhëniet fitimprurëse me blerësin. Ai mbështet krijimin e lidhjeve me konsumatorët, rritjen e shitjeve, ndërtimin e markës dhe qëndrueshmërinë afatgjate.\"}]","MARKETINGU NË FUSHËN E NDËRMJETËSIMIT - Niveli V i KSHK | DOCX",1788183376,23,{"code":4,"msg":33,"data":34},"ok",{"site_id":25,"language":24,"slug":35,"title":14,"keywords":36,"description":15,"schema_data":37,"social_meta":88,"head_meta":90,"extra_data":92,"updated_unix":30},"marketingu-ne-fushen-e-ndermjetesimit-level-v-of-kshk","",{"@graph":38,"@context":87},[39,55,70],{"@type":40,"itemListElement":41},"BreadcrumbList",[42,46,49,52],{"item":43,"name":44,"@type":45,"position":11},"https://docshare.wps.com","Home","ListItem",{"item":47,"name":48,"@type":45,"position":21},"https://docshare.wps.com/template/","Template",{"item":50,"name":13,"@type":45,"position":51},"https://docshare.wps.com/template/paper-templates/",3,{"item":53,"name":14,"@type":45,"position":54},"https://docshare.wps.com/template/marketingu-ne-fushen-e-ndermjetesimit-level-v-of-kshk/166116/",4,{"url":53,"name":14,"@type":56,"author":57,"headline":14,"publisher":59,"fileFormat":62,"inLanguage":24,"description":15,"dateModified":63,"datePublished":64,"encodingFormat":62,"isAccessibleForFree":65,"interactionStatistic":66},"DigitalDocument",{"name":9,"@type":58},"Person",{"url":43,"name":60,"@type":61},"DocShare","Organization","application/vnd.openxmlformats-officedocument.wordprocessingml.document","2026-09-06","2026-08-31",true,{"@type":67,"interactionType":68,"userInteractionCount":21},"InteractionCounter",{"@type":69},"ViewAction",{"@type":71,"mainEntity":72},"FAQPage",[73,79,83],{"name":74,"@type":75,"acceptedAnswer":76},"Si përkufizohet marketingu në këtë material?","Question",{"text":77,"@type":78},"Marketingu përkufizohet si proces i planifikimit e realizimit të konceptimit, promocionit, çmimit dhe shpërndarjes së ideve, mallrave e shërbimeve. Qëllimi është të mundësohen shkëmbime që plotësojnë objektivat e individëve dhe organizatave.","Answer",{"name":80,"@type":75,"acceptedAnswer":81},"Cilat janë dy nivelet e marketingut sipas materialit?",{"text":82,"@type":78},"Materiali dallon mikromarketingun dhe makromarketingun. Mikromarketingu fokusohet te klienti dhe organizata, ndërsa makromarketingu te sistemi i përgjithshëm i prodhimit dhe shpërndarjes.",{"name":84,"@type":75,"acceptedAnswer":85},"Cili është roli i marketingut në organizatë?",{"text":86,"@type":78},"Marketingu lidh sferën e prodhimit me atë të konsumit, rrit suksesin e biznesit dhe menaxhon marrëdhëniet fitimprurëse me blerësin. Ai mbështet krijimin e lidhjeve me konsumatorët, rritjen e shitjeve, ndërtimin e markës dhe qëndrueshmërinë afatgjate.","https://schema.org",{"og:url":53,"og:type":89,"og:title":14,"og:site_name":60,"og:description":15},"article",{"robots":91,"canonical":53},"index,follow",{"doc_id":7,"site_id":25},{"code":4,"msg":5,"data":94},[95,100,105,110,115,120,125,130,133],{"id":96,"doc_module":11,"doc_module_name":48,"category_name":97,"show_sort_weight":98,"slug":99},11,"Presentations",90,"presentations",{"id":101,"doc_module":11,"doc_module_name":48,"category_name":102,"show_sort_weight":103,"slug":104},12,"Resumes",80,"resumes",{"id":106,"doc_module":11,"doc_module_name":48,"category_name":107,"show_sort_weight":108,"slug":109},14,"Invoices",70,"invoices",{"id":111,"doc_module":11,"doc_module_name":48,"category_name":112,"show_sort_weight":113,"slug":114},15,"Posters",60,"posters",{"id":116,"doc_module":11,"doc_module_name":48,"category_name":117,"show_sort_weight":118,"slug":119},16,"Social Media",50,"social-media",{"id":121,"doc_module":11,"doc_module_name":48,"category_name":122,"show_sort_weight":123,"slug":124},17,"Forms",40,"forms",{"id":126,"doc_module":11,"doc_module_name":48,"category_name":127,"show_sort_weight":128,"slug":129},18,"Letters",30,"letters",{"id":12,"doc_module":11,"doc_module_name":48,"category_name":13,"show_sort_weight":131,"slug":132},5,"papers-templates",{"id":134,"doc_module":11,"doc_module_name":48,"category_name":135,"show_sort_weight":4,"slug":136},158,"General","general-158"]